Pas dakordësisë me artistët, Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme projektligjin për Teatrin e ri Kombëtar. Sipas vendimit, ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.
Projektligji parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm negociator që do të ketë në përbërje përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe komuniteti i aktorëve.
Teatri sipas projektligjit të miratuar do të ndërtohet me partneritet publik privat (PPP). Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit.
Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit. Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit.
Pjesë nga projektligji
Kryebashkiaku Erion Veliaj dje zyrtarizoi arritjen e një marrëveshje me artistët për të negociuar për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit.
Projektligj i plotë i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 27 Qershor 2018:
* Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.
Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit.
Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit.