Nis aksioni për prishjen e Teatrit Kombëtar

Policia e Tiranës ka rrethuar mëngjesin e ditës së sotme ambientet e Teatrit Kombëtar duke larguar njëkohësisht artistët dhe qytetarët e shumtë të cilët janë kundër prishjes së tij.

Ndërkohë që Policia e Kryeqytetit ka rrethuar perimetrin jashtë godinës së teatrit, punonjës të tjerë të uniformave blu kanë nisur zbrazjen e orendive brenda ambienteve të tij duke bërë të mundur kështu ndërhyrjen përfundimtare në prishjen e godinës.

Dhjetëra mbështetësit e pranishëm janë konfrontuar fizikisht me forcat e rendit duke e shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër këtij veprimi të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Artistët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë shembjen e tij. Ndërkohë që Ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë po i bashkëngjiten artistëve në mbrojtje të teatrit.

Pin It