Fshatrat përtej Dajtit, premtues për turizmin rural ditor

Zalli i lumit apo shtrati i lumit që të çojnë për në Bovillë, në të dy krahët e tij banohet prej fshatrave të pasur me një bimësi të dendur dhe të shumëllojshme.

Mund të quhet dhe si lagjja më e re e Tiranës, një fshat malor përtej Malit të Dajtit. Fshati gjendet në lartësi të tillë ku pemët dhe zarzavatet piqen vonë.

Në këtë shtrirje territorial që nis nga Babrroi dhe gjithë zona e Dajtit, shtrihen rreth 120 fshatra që ndodhen fare pranë Tiranës dhe kanë natyrën e tyre të veçantë turistike,me historinë dhe kulturën e trashëguar në shekuj.

Komuna e Zallbastarit përbëhet nga 12 fshatra të shtrira në një territor të gjerë prej 155 kilometrash katrore të një terreni të thyer malor.

Mali i Dajtit është një rezervë turistike jo vetëm per Tiranën, por edhe për zonën rreth saj. Ky mal është quajtur Park Kombëtar më 1966 dhe vizitohet çdo ditë nga turist vendas dhe të huaj.

Mali me lartësi 1613 metra edhe pse nuk është më i larti mal në Shqipëri të ofron një pamje panoramike e cila të mrekullon.

Përveç pozicionit gjeografik dhe formës karakteristike të devesë, mali është i njohur për aktivitet e shumta natyrore ku të jepet mundësia për të zgjedhur si: ecje ose ngjitje, ski në dimër dhe shëtitje me kal, por edhe të vizitosh vendbanime të hershme apo të njihesh me traditën folklorike të zonës.

Përveç kësaj, ju gjithashtu mund të provoni një drekë të shijshme në një nga restorantet ku përgatiten ushqime  tradicionale, si mish dhe peshk, sidomos peshkun e kapur ne ujërat e ëmbla afër lumenjve Erzen dhe Ishm.

Pranë fshatrave të zonës së Dajtit gjenden dhe mjaft monumente të natyrës
për t’u vizituar si Shpella e Pellumbasit, e njohur gjithashtu si Zhpella e Zezë e cila ndodhet në gryken Skoranes.

Është një shpellë me përbërje karsike të rralle me shembuj karakteristike në Europe: Gryka e Tujanit, mbetjet e shpellës së Dajtit, fortesat romane, apo dhe rrënoja të tjera të lashtësisë.

Turizmi rural në këto fshatra fare pranë kryeqytetit, duhet menaxhuar dhe stimuluar si një vlerë e shtuar për turizmin shqiptar dhe si aset ekonomik për vet këto fshatra.

/ATA/

Foto:Gjergj Erebara

 

 

Pin It