“Dinastinë Marubi”në Amsterdam ka mahnitur 54.600 vizitorë

15589665_1864657087080125_4587424125402594732_n-768x550

Ekspozita ”Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, hapur në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit Foam Fotografiemuseum Amsterdam ka tërhequr vëmendjen e  54.600 vizitorëve.

Jo rastësisht Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti këtë ekspozitë në hapjen e saj në Foam, jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, ”pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nëntor) “Dinast
ia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI News, Tages Anzeiger, Photojournalism now, the Calvert Journal, Villa d’Arte, etj.

Kjo ekspozitë prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Knoppers në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë ”Marubi”.

Pin It