Shba, hapet ekspozita me fotografi nga koleksioni i famshëm Marubi

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u hap një ekspozitë me dhjetra fotografi nga koleksioni i famshëm Marubi, të sjella nga muzeu me të njëjtin emër në Shkodër.

Sipas Zërit të Amerikës, ekspozita u hap në Stamford të shtetit Connecticut.

Për herë të parë, artdashësit amerikanë dhe komuniteti shqiptar në SHBA kanë rastin të shijojnë nga afër fotografi bardhë e zi të cilësisë së lartë, që pasqyrojnë një kujtesë të rrallë vizuale të identitetit shqiptar.

Pin It