VISARE SHQIPTARE – TURIZMI MALOR NË TOMORR

kjoo

Ishim në studion e “Visare Shqiptare” me Blerina Ago, ku folëm për dimrin në malin e Tomorrit. Dëbora e parë ka rënë, turizmi dimëror ka nisur dhe ishte koha e duhur për të folur dhe udhëtuar në këtë mal.

E ftuara jonë e solli me shumë dashuri dhe natyrshmëri, pamjen dhe gjithçka që ky mal përcjell. I vizituar nga më shumë se 250.000 turistë në vit, mali i Tomorrit  duket se po  kthehet në një destinacion të rëndësishëm dimëror dhe jo vetëm.

Blerina tha se natyra e kulluar, ushqimet bio të përgatitura nga zemërgjerësia dhe shpirti i pastër i njerëzve e bëjnë këtë vend edhe më të bukur.

Të thuash mrekulli është pak, thotë ajo. Eshtë një vend që duhet vizituar e nuk duhet humbur pa parë. Blerina shprehu se infrastruktura është një nga problemet kryesore, gjë që e bën që koha dhe jeta në ktë vend të ndalojë.

Ajo tha se përpjeket e saj dhe e të gjithë njerëzve do të vazhdojnë, në mënyrë që të kthehen sytë nga kjo pasuri natyrore, të lind interesi e dëshira për ta vizituar e më pas edhe për të investuar.

15493829_745364428948696_3987852944361629495_o

Intervistën e plotë do mund ta dëgjoni në:

https://soundcloud.com/spektrum-group/visaret-shqiptare-turizmi-malor-ne-tomorr

Pin It