Monumentet kulturore tërhoqën numër të lartë turistësh të huaj

Mbi 5 milionë persona vizituan Shqipërinë në vitin 2017, prej të cilëve 670 mijë vizituan muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Stastikave numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera si dhe në parqe arkeologjike për vitin 2017, shënoi rritje me rreth 22%, krahasuar me vitin 2016.

Destinacioni kulturor më tërheqës për turistët ishin parqet arkeologjike. Gjatë vitit 2017, këto parqe u vizituan nga mbi 261 mijë shtetas, ose 13% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Parqet arkeologjike tërhoqën sipas INSTAT, rreth 40% të numrit totalë të vizitorëve në monumentet historike të vendit tonë. Referuar të dhënave, numri i vizitorëve në muze dhe në kala u rrit përkatësisht me 33% dhe me 22%. Turistët nga Polonia raporton INSTAT, patën rritjen më të madhe, me 73.6%. Në rritje është edhe numri i turistëve të ardhur nga Anglia, Gjermania dhe Italia, të cilët zënë respektivisht, 24.1%, 47.4% dhe 36.6%.

/ATA/

Pin It