Lehtësira për bizneset, ulen gjobat dhe masat ndëshkimore

tat

Drafti i ri për procedurat tatimore parashikon uljen e gjobave dhe masave ndëshkimore për bizneset. Sipas ndryshimeve në këtë draft bizneseve që kanë shkelur ligjin do iu jepet mundësia të plotësojnë kushtet e kërkuara para se të ndëshkohen.

Si fillim bizneset e paregjistruara nuk do të mbyllen automatikisht, por do të detyrohen të regjistrohen. Po ashtu bizneset që nuk deklarojnë punonjësit do të gjobiten më pak se tani. Gjobat do të bien nga 500 mijë, që janë tani, në 200 mijë lekë për biznesin e madh dhe 50 mijë lekë për biznesin e vogël.

Shkeljet me dhënien e kuponit tatimor do të ndëshkohen me 50 mijë lekë, nga 200 mijë që është vlera aktuale. Po ashtu biznesit të madh do i jepen 3 muaj afat për rivlerësim në rast të shkeljes së ligjit.

Projektligji gjithashtu detyron Tatimet të njoftojnë biznesin 30 ditë para se të ushtrojnë kontroll dhe lehtëson procedurat e mbylljes së bizneseve që dëshirojnë të ndërpresin aktivitetin.

Lehtësirat në këtë projektligj synojnë përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Pin It