STOKHOLM – Anulohet dhënia e çmimit Nobel për Letërsinë

Akademia suedeze njoftoi sot shtyrjen e dhënie së çmimit Nobel për Letërsinë për vitin 2018, pas zbulimit të një skandali moral.

“Çmimi Nobel 2018 për Letërsinë do të jepet dhe njoftohet në të njëjtën kohë me fituesin e vitit 2019”, njoftoi institucioni në një komunikatë.

Eshtë hera e parë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore që ky çmim nuk jepet në kohën e duhur.

ATA

Pin It