Marrë­ve­shje mbi parimet moralo-etike

Kur’ani urdhëron: “Kërkoje vendin e përjetësisë me atë që të ka dhënë Allahu (duke e shpenzuar në udhën e Tij), por mos e harro as pjesën që të takon nga kjo botë!” [Surja Kasas, 77].

Po, duhet përgatitur për jetën e pasme duke i vlerësuar shëndetin, vitalitetin, pasurinë dhe mendjen të favorizuara nga Allahu, por duke mos e ha­rruar edhe pjesën nga kjo botë! Ky është kriteri i Kur’anit. Po qe se ekuilibri botë-përjetësi do të rre­gu­llohej sipas kë­tij parimi, ndoshta nuk do të shkatërroheshim dhe merre­shim nëpër këmbë gjer në këtë masë. Për kë­të ar­sye, në ditët tona kur elementët materialë që tërheqin nga vetja, e pengojnë individin ta kujtojë Allahun, është e do­mos­doshme që, duke e zhvilluar çështjen e edukimit në familje, pa­ra së gjithash të përcaktohen specifikat që do të çonin në marrë­ve­shje mbi parimet moralo-etike.

Pin It