Risia që sjell Sony Xperia Touch, thjesht e mrekullueshme.

Ështe paisje e re e cila është hedhur ne treg ,që bën punën e një smartphone,I cili mbart një projektor i cili kthen në ekran me prekje cdo sipërfaqe që rrezaton drita e tij.

Krijon mundësi të ndërveprosh në tavolinën tënde personale,në mure,mund të luash lojra,të shohësh llojshmëri gjërash,apo të lundrosh thjesht në internet.

Multi-touch që ajo mbart tashmë si risi,bën të duket si një stil I magjisë së teknologjisë.

Ata që luajnë do të jenë të lumtur ta përdorin edhe me PlayStation 4 dhe kontrolluesit DualShock si një ekran portabël.

Projektori është i aftë të hedhë një imazh deri në 2 metra, por funksionalitetit e TouchScreen vetëm deri në 60 cm.

Ashtu si telefonat Xperia të Sony, dhe Xperia Touch përdor sistemin operativ të Google, Android, duke u dhënë akses miliona aplikacioneve të vlefshme në Google Play Store.

 

Pin It