Vëzhgimi i zogjve, aktiviteti më i ri i turistëve në Shqipëri

dalmatian-pelican-pelecanus-crispus-781

Një lloj i veçantë i turizmit i quajtur “vëzhgimi i zogjve” po zhvillohet këtë vit në Shqipëri.  Speciet endemike të zogjve që jetojnë në zona të ndryshme të vendit tonë përbëjnë interes të veçantë për turistët e huaj.

Laguna e Karavastasë, Laguna e Nartës, Liqeni i Shkodrëes, Parku Kombëtar i Thethit dhe Lugina e Valbonës në Alpet Shqiptare janë destinacionet e reja të preferuara në masë nga turistët dhe operatorët turistikë që ofrojnë guida me itinerarë në fushën e “vëzhgimit të zogjve” (birdwatching).

Vëzhgimi i pelikanit dalmat dhe rreth 245 llojeve të ndryshme të zogjve të Lagunës së Karavastasë, si dhe shpendëve dhe kafshëve të egra në zonat e lartpërmendura po kthehet në aktivitetin kryesor të turistëve.

Lonely Planet në një artikull të veçantë shkruan se bregdeti Adriatik në Shqipëri është shndërruar në një zonë të vëzhgimit të zogjve dhe po thith shumë turistë. Më tej Lonely Planet rendit disa nga vendet më të rëndësishme dhe më të populluar me shpendë të egra në Shqipëri ndër të cilat përmend sipas rëndësisë Lagunën e Karavastasë në Divjakë, Lagunën e Nartës në Vlorë, Liqenin e Shkodrës dhe Thethin e Valbonën.

Pin It