Në Shqipëri diplomohen më shumë femra se meshkuj

emrat-ekonomiste

Numri i të diplomuarëve në Shqipëri është në rritje dhe femrat mbizotërojnë kundrejt meshkujve. INSTAT publikon të dhënat në përqindje për të diplomuarit sipas fushave të studimit dhe gjinisë. Sipas të dhënave të INSTAT 64% e të diplomuarëve gjatë vitit 2015 janë femra krahasuar me 36% të meshkujve.

Fusha e studimit me numrin më të madh të studentëve të diplomuar është ajo e biznesit, administrimit dhe ligjit, ku raporti mes femrave dhe meshkujve është 59% me 41%.

Në ndryshim nga vitet e mëparshme edhe shkencat natyrore dominohen nga të diplomuarat femra në masën 73%. Po ashtu shkencat e arsimit, shëndetit dhe mirëqënies regjistrojnë më shumë studente të diplomuara në masën 80% dhe 76%.

Fushat e dominuara nga meshkujt janë shërbimet (63%), inxhinieritë (58%), bujqësia (55%) dhe teknologjia e informacionit (51%). Grafiku më poshtë jep të dhënat përkatëse.

emrat-ekonomiste

Pin It