Çelet në Prishtinë ekspozita me piktura digjitale, e vetmja në Europë

13254880_621741177976256_1392017936850242053_o

Artisti nga Mitrovica, Besim Mikullovci, paraqet të parën ekspozitë në Europë me piktura digjitale me ngjyra vaji. Ekspozita “ZBULOM” do të hapet më datë 26 maj në mjesiset e Kolegjit AAB në Prishtinë dhe në të do të shfaqen piktura të një lloji të veçantë.

Veprat janë ndërthurje e instalacionit, performancës dhe pikturave me ngjyra vaji dhe akuarel, të cilat kanë të gjitha të printuar një kod unik. Kodet mund të skanohen përmes telefonave dhe tabletave duke i dhënë mundësi vizitorëve të njihen me veprat përmes aparateve teknologjike.

Për nga aspekti artistik ekspozita me kuratore Arbana Hajradinaj është cilësuar si realizim në pikturë i poezive të poetëve të mëdhenj francez.

Pikturat janë kryesisht portrete të artistëve dhe sportistëve nga Mitrovica me ndikim në jetën kulturore të Kosovës si Ali Ahmeti, Adem Mikullovci, Muharrem Qena, Melihate Qena, Fahri Beqiri, Haki Misini, Luan Hajra, Rrona Nishliu, Xhevat Qena, Lah Nimani e të tjerë. Të ftuarit specialë të ekspozitës janë pikërisht familjarët e këtyre personaliteteve që i kanë dhënë shumë kulturës së Kosovës.

Artisti Besim Mikullovci njihet si njëri prej themeluesve të grupit rok “Yankee”.

Pin It