BB: Shqipërisë i duhet një rritje ekonomike mesatare 4.5 %

bb

Për të relaizuar aspiratën e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, duhet së pari të zbatojë reformat dhe të ketë një rritje ekonomike mesatare në 4.5 %, për tju përafruar standardeve europiane. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesja e Bankws Botwrore në Shqipëri, Tahsin Sayed, gjatë konferencës me temë : ”Dialog i nivelit të lartë mbi politikat për klimën e biznesit dhe tërheqjen e Investimeve”, të organizuar në Tiranë. Ai bëri të ditur se qeveria ka një sërë sfidash para saj për ti realziaur, duke nisur nga stabaliteti makrofiskal, lufta ndaj informalitet si dhe nxittje e konkurrueshmërisë që të përcjellë rritje ekonomike.

TAHSIN SAYED, “Do të doja të prekja ato që ne i quajmë si tre fusha përparësia. E para është stabiliteti makrofiskal. Progresi ka qenë inkurajues. Konsolidimi fiscal është në process e sipër. Ka brishtësi por kjo varet nga ritmi dhe fakti që kjo mbështetet nga refomrat në sektorin privat. Këto masa duhen mbështetur për të rritur të ardhurat. Lufta kundër informaliteti ka shënuar ecuri. Norma e lartë e kredive të kqija e dimë dhe që qeveria po përpiqet ta luftojë. Përparësia e dytë që doja të theksoja është pjesë e një aspirate të madhe. Shqipërisë i duhet një rritje mesatare prej mbi 4.5% në vit me qëllim që të arrijë standardet e jetesës të BE brenda disa dekadave. Kjo kërkon një zhvendosje strukturore drejt rritjes së produktivitetit të firmave të rritjes së konkurrueshmërisë. Përvoja globale tregon se vendet globale të cilat priren të arrijnë status me të ardhura të larta e bëjnë këtë të paktën 50% nga eksportet. Ndërkohë Shqipëria ka një sërë pikash të forta të shfrytëzojë sot dhe përfshin një popullsia të mirëarsimuar dhe me njohuri në teknologjinë e informacionit dhe një afërsi të konsiderueshme në bllokun ekonomik.”

Në Konferencë ishte i pranishëm dhe Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke i cili në fjaën e tij vlerësoi  si pozitive ecurinë e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Përfaqësuesi i FMN-së rekomadoi tre drejtime ku duhet të fokusohet qeveria: Reforma në sistemin e drejtësisë, përmirësimi i punës së dy autoriteteve, asaj doganore e tatimore si dhe një qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri në politikat rregullatore.

 

JENS REINKE  “Shumë prej akuzave për sistemin e drejtësisë mund të mos jenë të vërteta por për aq kohë sa për këtë sistem mungon besimi kjo con në përceptimin më të ulët për klimën e biznesit. Shqipëria nuk po ecën mirë në sistemin e të ardhurave. Biznesi nuk ka besim tek administrata tatimore. Duhet të ketë pagues të mirë të taksave dhe të tatimeve dhe duhet të ketë një mënyrë më të lehtë për të bërë këtë. Administrata Tatimore duhet të përmirësojë punën përsa i përket llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit. Ka ndryshime të shpeshta të rregullave. Shqipëria duhet të vazhdojë me përmirësimin e sistemit rregullator. Shumë biznese lobojnë në favor të disa ideve të reja dhe disa prej tyre përkthehen në ndryshime që nuk diskutohen si duhet dhe plotësisht”.

Diplomatët e huaj kohët e fudnit kanë ngritur zërin për nevojën urgjente për miratimin e reformës në drejtësi, si një garanci për investitorët e huaj, në të kundërt këto sipërmarrje rrezikojnë të largohen nga Shqipëria.

 

Pin It