Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e shoqërisë civile për xhaminë e Namazgjasë

download

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesë padinë e shoqërisë civile për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Instituti i Çështje Kombëtare dhe Shoqatës për Zhvillimin e Qëndrueshëm Eracional, kundërshtonin projektin për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë në krahë të ndërtesës së Parlamentit.

Në fakt kërkesa e paditësve ishte ndaj vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa palë e tretë ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë.

Sipas palës paditëse leja ishte dhënë në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve por gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e tyre.

Tashmë, pala që ka humbur gjyqin mund të bëjë padi në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 15 ditëve pas shpalljes së vendimit. Vendimi është marrë sot (24.05.2016) nga gjyqtari Emiljano Ruli.

Ndërkohë punimet për ndërtimin e xhamsë së Namazgjasë vijojnë dhe priten të përfundojnë në vitin e ardhshëm.

Pin It