Xhamia rozë, njihni vendin e mrekullueshëm të adhurimit

 

254831

Xhamia rozë në Shiraz është një vend adhurimi nga më te magjishmit. Arkitektura e saj ka  të fshehta shumëngjyrëshe.

Numri i pafund i xhamave plot ngjyra të ndryshme e kthejnë pjesën e brendshme të saj në një mrekulli të vërtetë arkitekturore që të lë pa frymë, sidomos agimeve kur bien rrezet e para të diellit.

Ndërkohë reflektimi i këtyre rrezeve në tapetin e mrekullueshëm persian dhurojnë një pamje mahnitëse dhe mbresëlënëse.

Pa përmendur pastaj harqet, kupolat dhe qoshet e brendshme të pikturuara me detaje të artit persian që janë një mrekulli më vete.

254834

Pin It