Kalendar dhe plan të qartë për turizmin aventuror

Turizmi ka ndryshuar dhe ka marrë një trajtë më të plotë, me një ofertë turistike e kulturore shumë herë më të larmishme se ajo e 2 apo 3 viteve më parë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi nga Vlora tha se “para pak vitesh në Gjirokastër gjeje 2 hotele e gjysmë në 2013, sot mbi 17 të tillë. Përmeti është kthyer në një pikë turistike, ku turistët kalojnë e qëndrojnë gjatë gjithë ditës dhe në pamundësi për të gjetur hotele të lira u rikthyen në Gjirokastër. Po ashtu nga Tirana  në Durrës udhëtuan pak ditë më parë Vespa të cilët ndaluan dhe në pikat e trashëgimisë kulturore. Gjithashtu pati shumë të pranishëm nga vendi dhe të huaj në Korçë për festën e festën e karnavaleve”, tha Kumbaro, duke ilustrua kështu panoramën e një lëvizje të gjallë turistike në vendin tonë.

Kumbaro njoftojë se, “kemi një kalendar dhe plan të qartë për turizmin aventuror, në të gjithë territorin nga bregdeti deri te pjesët më të thella. Çdo ditë një aktivitet nga Thethi në Gjirokastër dhe në ditë të caktuara dhe më shumë se një aktivitet. Kemi katër muze të ri që i shtohen ofertës turistike, ai i Artit Mesjetarë në Korçë, Gjethi në Tiranë…etj. Muzeut më 7 ditë të hapur…Informimi për trashëgimit kulturore apo për denoncime 24 orë në dispozicion”, tha Kumbaro./ATA/

Pin It