Kontributi në fushën e përkthimit, Kumbaro nderohet me çmimin ”Fan Noli”

Ajo ka peshën e vendimarrjes për kulturën e vendit, gjithashtu për të vënë në vijë të gjitha problemet që hasen apo janë trashëguar. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro këtë hërë është vëtë pjese e kulturës pasi është nderuar me çmimin “Fan Noli” nga universiteti i Korçës.

Ky çmim i shoqëruar me “Medaljen e Argjendtë” të institucionit, iu akordua ministres nga Rektori i Universitetit, Ali Jashari, për kontributin e saj si studiuese në fushën e përkthimit.

“Personalitet i shquar i letrave shqipe, pedagoge dhe studiuese në fushën e studimeve përkthimore, përkthyese e talentuar që ka dhënë ndihmesa të vyera në arsimin dhe kulturën shqiptare në botë”, tha Jashari gjatë ndarjes së çmimeve nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë.

Ministrja Kumbaro gjatë marrjes së çmimit u shpreh se, “kjo ishte surpriza më e bukur që mund të më bëhej, unë sinqerisht nuk e di nëse e meritoj një gjë të tillë. Përgjithësisht jam mësuar që, diplomat dhe çmimet t’i marr rrugëve akademike pas një kohe shumë të gjatë, kur duhet të kalosh një vrap me pengesa, shumë provime, shumë komisione për të mbërritur te një gradë, te një çmim dhe te një diplomë”.

”Është hera e parë që në një universitet unë mund të marrë një, po e quaj diplomë, dhe një vlerësim të tillë akademik, pa e ditur që do të isha sot këtu kaq e nderuar”, tha ajo gjatë pranimit të çmimit duke këshilluar studentët që të vazhdojnë studimet për degë të cilat kanë lidhshmëri me trashëgiminë kulturore, pasi që tregu i punës ka kërkesa për punë të tilla.

ATA

Pin It