Erzen Shkolloli merr zyrtarish drejtimin e Galerisë Kombëtare

Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro ka prezantuar drejtorin e ri të Galerise Kombetare Erzen Shkolloli. Nga dita e sotme Shkolloli ka marrë drejtimin e Galerisë Kombëtare. Në fjalën e tij ai është shprehur se vizioni im është të shtyj zhvillimin e artit në skenat ndërkombëtare por pa harruar artin shqiptar. Ministrja e kulturës në fillim ka falenderuar edhe ish drejtorin i cili e kthehu Galerinë Kmbëtare në një qendër arti dhe kulture.

Kumbaro e vlerësoi drejtorin e ri si një artist elegant. Ministrja u shpreh e lumtur se kemi dy prishtinalinj në drejtimin e kulturës në Tiranë, zëvendës ministren e kulturës Valbona Shujakun dhe Shkollolin. Gjithashtu më tej Kumbaro u shpreh se së shpejti do të rikonstruktohet edhe Galeria e Arteve.

Pin It