Mos i nxirrni fare nga kuzhina, edhe lëvozhgat vlejnë!

Flasim shpesh për vlerat e vezës, ndërsa kur vjen puna te lëvozhga dihet që ajo përfundon në kosh.  Në vend që t’i flakni, kini parasysh që edhe lëvozhgët mund të shërbejnë për diçka, mund t’i konsumoni.

Ja pse nuk duhet t’i hidhni lëvozhgat e vezëve:

Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Është fakt që dhëmbët njerëzorë përbëhen kryesisht nga kalciumi. Kjo pastë dhëmbësh e bërë nga lëvozhgat e vezëve do t’ju ndihmojë të mbani të fortë dhëmbët tuaj dhe t’i furnizoni me minerale.

Përgatitja:

Si fillim ju duhet të zieni, të thani dhe të grini lëvozhgat e 12 vezëve. Në një tas hidhni pudrën e lëvozhgave të vezëve, 1-3 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle sodë dhe 10 pika vaj aromatik. Vendoseni në një enë xhami.

Si ta përdorni:

Rekomandohet që t’a përdorni çdo mëngjes si një pastë të zakonshme që të lani dhëmbët tuaj.

Heqin njollat nga filxhanët

Ziejni, thajini dhe grijini lëvozhgat e 12 vezëve. Mbushini filxhanët me ujë të ngrohtë dhe hidhni pudrën e lëvozhgave dhe lëreni gjatë gjithë natës. Njollat do të jenë hequr krejtësisht.

Të zbardhni rrobat

Ajo çfarë duhet të bëni është të thërrmoni disa lëvozhga vezësh, merrni disa feta limoni dhe futini në lavatriçe në një çantë lecke së bashku me të gjitha rrobat e tjera.

 

 

Pin It