Kinë, ndërtohet pastruesi më i madh i ajrit në botë

Në kohën kur ne jetojmë, ploblemet klimatike kanë marrë një vëmendje të vecantë duke ndërtuar politika të posatshme për të përmirësuar cilësinë e ajrit apo dhe çështje te tjera të një rëndësie të veçantë. Duke patur në fokus pikërisht cilësinë e ajrit, Kina ka ndërtuar kullën më të madhe të pastrimit të ajrit në botë. Ky është një lajm shumë i mirë, pasi Kina është shteti që ndot më shumë ajrin në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Kulla eksperimentale po ndikon pozitivisht në cilësinë e ajrit në Kinë, ndërsa rezultatet janë mjaft inkurajuese. Pastruesi më i madh i ajrit në botë pastron rreth 10 milionë metra kub në ditë. Në ditët kur ndotja arrin nivele kritike, gjë që ndodh më shpesh gjatë dimrit, kulla pastruese e çoi atë në një nivel të moderuar.

Sistemi i pastrimit punon duke tërhequr ajrin brenda serave në bazën e kullës dhe duke e ngrohur atë nëpërmjet energjisë diellore. Ajri i nxehtë atëherë ngrihet përmes kullës, duke kaluar përmes shtresave të filtrave të pastrimit. Më parë, kulla më e madhe e thithjes së smogut në Kinë ishte në Pekin dhe ishte shumë më e vogël në 7 metra (23 metra).

Pin It