Kina ndërton kullën më të madhe të pastrimit të ajrit në botë

Kemi folur vazhdimisht për ajrin e ndotur të Kinës, por një lajm i mirë vjen për banorët e saj. Kina ka ndërtuar kullën më të madhe të pastrimit të ajrit në botë.

Kulla eksperimentale po ndikon pozitivisht në cilësinë e ajrit në Kinë, pastruesi më i madh i ajrit në botë pastron rreth 10 milionë metra kub në ditë.

Në ditët kur ndotja arrin nivele kritike, gjë që ndodh më shpesh gjatë dimrit, kullapastruese e çoi atë në një nivel të moderuar.

Sistemi i pastrimit punon duke tërhequr ajrin brenda serrave në bazën e kullës dhe duke e ngrohur atë nëpërmjet energjisë diellore. Ajri i nxehtë atëherë ngrihet përmes kullës, duke kaluar përmes shtresave të filtrave të pastrimit.

Pin It