Kuzhina inteligjente, njeh përbërësit ushqimor dhe sugjeron receta

Kompania Whirlpool dhe Yummly do të krijojnë kuzhinën e së ardhmes. Kuzhina inteligjente me anë të njohjes së përbërësve ushqimore skanon ushqimet që keni në frigoriferin tuaj dhe gjen recetat nëpërmjet një aplikacioni të instaluar në telefon.

Recetat sugjerohen në bazë të përbërësve që ju keni. Më pas bën udhëzimet që hap pas hapi ndihmojnë në përgatitjen e ushqimeve dhe pajisjet kontrollohen nga distanca nëpërmjet telefonit, ku ju vijnë njoftimet.

Kur procesi mbaron dhe ju duhet të fikni sobën ju vjen njoftimi dhe madje keni edhe mundësi për të zgjedhur opsionin mbaje të ngrohtë derisa të mblidhen të gjithë rreth tryezës.

Pin It