Si t’i pastroni shtresat e akullit në frigorifer?

Frigoriferi është një elektroshtëpiak i domosdoshëm për ne, njëkohësisht një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë.

Këshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur të mos vendosen gjëra të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij.

Shumë prej jush mund të mos e dinë, por kur muret e frigoriferit janë të veshura me shtresa akulli ai harxhon shumë më tepër energji elektrike se zakonisht, gjë që prek xhepin e konsumatorit.

Kjo pjesë e frigoriferit është projektuar për të ngrirë ushqimet falë përmbajtjes së tij dhe gradimit që ju i bëni dhe nuk është akulli ai që i ngrin ato.

Për të hequr shtresat e akullit duhet të lyeni pjesën e brendshme të frigoriferit me vaj luledielli ose misri. Me anë të një sfungjeri lyeni muret e ngrirjes dhe më pas vendosni ushqimet që doni të konservoni.

Një mënyrë tjetër që të mos krijohet akulli është nëse i fusni ushqimet në qese zip ose në enë të mbyllura hermetikisht.

Pin It