“Katalogu i Objekteve të Humbura 1990 – 2016”, për herë të parë në një përmbledhje

 

Për herë parë dokumentohen në një punë serioze dhe përpjekje titanike, objektet e humbura të trashëgimisë në Shqipëri.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ka përgatitur botimin “Katalogu i Objekteve të Humbura 1990 – 2016 të deklaruara të humbura nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Shqipërisë”.

Inventarit të pasurive kulturore që ruhen në fondet e Institucioneve publike në Republikën e Shqipërisë dhe të denoncuar prej tyre i mungojnë rreth 2249 objekte. Ritheksojmë, se ky është në total numri i deklaruar nga institucionet por jo numri real i tyre.

Janë me mijëra objekte të humbura, shumica prej të cilave përtej kufijve dhe është mjaft e vështirë, pothuajse e pamundur identifikimi i tyre sepse nga institucionet përkatëse ruhen vetëm listat e objekteve të vjedhura, dhe vetëm për një pjesë të tyre foto të objekteve.

Me publikimin e këtij katalogu i cili përmbledh në një antologji imazhesh dhe të dhënash, objekte të trashëgimisë kulturore të deklaruara të humbura nga institucionet publike.

Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore rithekson faktin se është shumë e rëndësishme të kuptohet se trashëgimia kulturore nuk mund të, dokumentohet, mbrohet e menaxhohet në mënyrë bashkëkohore vetëm nga institucionet qendrore, pa një bashkëpunim sistematik me institucionet e specializuar shtetërore të trashëgimisë kulturore.

Urimi më i mirë që mund të shpresojmë në këto kushte është, që në të ardhmen të kemi sa më pak nevojë të përgatisim e botojmë të tillë katalogë./ATA

Pin It