Kujdes me këto objekte që i prekim përditë, janë të ndotura

  1. Monedhat dhe kartmonedhat. Brenda miliona mikroorganizmave që jetojnë te kartmonedhat është izoluar material gjenetik që i përket baktereve multirezistente dhe antraksit.

 

  1. Tastjera e kompjuterit. Mund të akumulojë papastërti që favorizojnë rritjen e baktereve si edhe të favorizojë shfaqjen mykrave që prekin lëkurën dhe thonjtë.

 

  1. Telefoni celular. Kjo pajisje grumbullon sasi të mëdha mikroorganizmazh. Problemi është se nuk pastrohet dhe kalon dorë më dorë, çka favorizon përhapjen e infeksioneve.

 

  1. Tualeti. Mund të gjenden lloje të ndryshme virusesh dhe bakteresh, përfshirë dhe ato përgjegjëse për sëmundje me transmetim seksual (tualete publike).

 

  1. Rubineti. Përmban patogjenë enterike, si E. coli, që mund të kolonizojë rubinetët falë lagështisë.

 

6.Sfungjeri i enëve. Ka më tepër baktere se tualeti. Ndërmjet tyre mund të gjendet edhe Campylobacteri, përgjegjës për sindromën Guillain-Barré.

 

  1. Mbajtëset në autobus. Virusi që shkakton të ftohurën mund të mbijetojë deri 18 orë në sipërfaqe inerte si dorezat mbajtëse në autobus.
Pin It