Messi dhe Ronaldo nuk ndalen, kërkojnë tjetër rekord historik

messironaldo

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në kërkim të një rekordi historik

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, dhe ai i Real Madrid, Crsitiano Ronaldo, të cilët kanë thyer rekorde të shumta dhe konsiderohen më të mirët në histori të Futbollit, janë në kërkim edhe të një rekordi tjetër historik.

Fjala është për golashënuesit më të mirë në histori të futbollit në top 5 kampionatet: Gjermani, Itali, Spanjë, Francë dhe Itali.

Legjenda e Chelseat dhe Milan Jimmy Greaves dhe legjenda e Bayern Munich Gerhard Müller, janë lojtarët që i prijnë listës së golashënuesve më të mirë në kampionate.

Jimmy Greaves i prin kësaj liste me 366 gola, i ndjekur nga Muller me 365 gola. Messi dhe Ronaldo janë lojtarët e vetëm aktiv që mund ta thyejnë këtë rekord.

Ky rekord historik i tyre mund të thyet nga dy më të mirët e botës. Ronaldo është 14 gola larg këtij rekordi, i cili ka realizuar deri më tani 352 gola në 3 kampionate. Ndërsa Messi deri më tani ka realizuar 320 gola dhe është larg këtij rekordi 46 gola.

Pin It