Edhe në moshën 106 vjeçare ecet me biçikletë, Robert Marchand e ka bërë!

Çiklisti francez Robert Marchand ka përfunduar karrierën e tij në moshën 106 vjeçare. Lajmin e bëri të ditur për publikun fqinji dhe njëkohësisht miku i tij më i mirë. Robert, vitin e kaluar për një orë përshkoi 22,528 km duke shënuar një rekord botëror për çiklistët e kategorisë mbi 105 vjeç.

Ky rezultat tërhoqi vëmendjen e opinionit publik botëror, me të cilin ky ish-zjarrëfikës dëshmoi se mosha e vjetër nuk është pengesë për rezultatet e rëndësishme sportive.

Ai ka 90 vjet që merret me çiklizëm dhe përpara se të thyente rekordin botëror tha për median: “Unë nuk jam këtu për të thyer ndonjë rekord. Unë e bëj këtë për të dëshmuar se edhe në moshën 105 vjeçare mund të ecet me biçikletë”.

Pin It