Real Madridi thyen rekordin 73 vjeçar të Barcelonës

Madrilenët kanë thyer rekordin e Barcelonës që e mban prej periudhës së viteve 1942-1944, kur arriti të shënonte në 44 ndeshje radhazi.

Me golat e shënuar mbrëmë kundër Las Palmasit, madrilenët janë shndërruar në klubin e vetëm që ka shënuar të paktën një gol në 45 ndeshje zyrtare radhazi.

Ky është rekordi i tretë që Reali i thyen Barcelonës vetëm këtë sezon, transmeton Telegrafi.

Në fillim të sezonit, madrilenët barazuan 16 fitoret radhazi të Barçës së pep Guardiolës (2010-2011).

Në vitin 2017, Reali kaloi 39 ndeshjet radhazi pa humbje të Barçës së Luis Enrique.

Ndeshjen e fundit pa shënuar gol e ka pasur vitin e kaluar kur barazoi pa gola kundër Manchester Cityt në “Etihad Stadium” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pin It