Parashikimi i motit, e enjte 2 mars 2017

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të ndikojnë mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar por herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe juglindore.

Po ashtu edhe pasditja do të mbetet nën  dominimin e motit të kthjellët në zonat perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore verilindore – juglindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale duke bërë mëngjesin më të freskët, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryje  mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre e presionit të ulët atmosferik mbi ishujt Britanike me ndikim deri në Europën qendrore do të bëjë që në këto rajone të dominojnë vranësirat dhe shirat e përkohshëm, në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore.

Përsa i përket, gadishullit Iberik, pellgut të Mesdheut, gadishulli i Ballkanit do të ndikohen nga dy qendra të presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Po ashtu, me mot të kthjellët paraqiten vendet skandinave por temperaturat do të jenë të ulëta.

Pin It