Kryeveprat e artit italian të viteve 1900 “Takim në Galerinë Kombëtare të Arteve”

Jo vetëm publiku artëdashës, por tashme edhe nxënës të shkollave të mesme do të njohin vlerat e artit italina nëpërmjet ekspozitës “Kryevepra të Nëntëqintës italiane”.

Sot Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, dhe Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Nora Malaj, u takohan me mësuesit dhe nxënësit e Shkollave të Mesme “Ismail Qemali”, “Asim Vokshi”, “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa”, “Jordan Misja” si dhe të shkollave “Pjeter Budi” e “Shkolla e Kuqe”, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Takimi kishte si qëllim  marrjen e njohurive për artin dhe bashkëndarjen e përvojave kulturore dhe përfshihet në kuadër të nismave lidhur me ekspozitën “Kryevepra të Nëntëqintës italiane”. Në kuadër të kësaj ekspozite, Ambasada e Italisë ka promovuar një projekt për vizita të organizuara në Galerinë Kombëtare të rreth 5.000 nxënësve që studiojnë gjuhën italiane me qëllim nxitjen e lidhjes me artin italian. Ky takim synon t’i ofrojë nxënësve një mundësi për të shprehur përshtypjet e tyre rreth veprave të ekspozuara në këtë ekspozitë.

 

Pin It