Ilia Stefo është kryetari i ri i Bashkisë Kolonjë

ilia

Ilia Stefo do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës pas fitores më më shumë se 2 mijë vona më tepër se rivali i tij Dritan Hajro. Stefo kandidonte si pjesë e koalicionit të majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Pas daljes së rezultatit Stefo falenderoi të gjithë votuesit dhe përsëriti premtimin e tij për një Kolonjë më të mirë.

“Rezultat i pastër. Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë detyrën më të bukur, mundësinë për t’u shërbyer të gjithëve”, – shkruan Stefo në facebook.

Nga ana tjetër, kandidati i opozitës Dritan Hajro pranoi humbjen dhe uroi fituesin. Hajro vinte nga radhët e Partisë Agrare Ambientaliste dhe ishte i zgjedhuri i Aleancës për Punë dhe Dinjitet.

Rreth 49.6% e qytetarëve morën pjesë në votimet për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Kolonjës.

 

Pin It