Putin: Me Trump do diskutojmë normalizimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi

putin

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se do të takohet me presidentin e zgjedhur Donald Trump për të diskutuar normalizimin e marrëdhenieve Rusi-SHBA, pas bisedës telefonike mes tyre.

Presidenti rus i nisi marrëdhëniet me Trump me terma të ngrohtë gjatë fushatës elektorale dhe fitorja e tij u duartrokit në shtetin rus.

“Donald Trump ka konfirmuar vullnetin e tij për të normalizuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë, edhe unë kërkoj të njëjtën gjë”, ka deklaruar Vladimir Putin në një konferencë në Peru, – “ne ende nuk kemi folur se ku dhe kur do të takohemi.”

Putin gjithashtu falenderoi presidentin Barack Obama për vitet e punës së përbashkët dhe i bëri atij një ftesë të hapur për në Rusi. Putin tha se gjatë këtyre viteve të marrëdhënieve me Obamën “ishte e vështirë të punonin bashkë. Por kemi respektuar njëri-tjetrin dhe pozicionet tona”.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës janë përkeqësuar me shpejtësi në valën e krizës në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë, përplasjet mes aseteve ushtarake ruse dhe të NATO-s, sanksionet dhe luftën civile në Siri.

Pin It