Pesë shenjat që një ambient pune është mbytës

Një grup sociologësh dhe psikologësh britanikë kanë renditur pesë shenja që një ambient pune mund të jetë jo motivues, mbytës. Ja cilat janë 5 prej tyre:

1. Ndjeheni të viktimizuar, ku për çdo gjë që shkon keq fajësoheni ju. Ju qortojnë, por nuk ju japin përgjigjen sesi mund korrigjohet situata. Nuk ka një drejtim të qartë dhe e shihni veten duke kryer edhe detyrat që u përkasin të tjerëve.

2. Mungon komunikimi. Mbledhjet ju duken të çorganizuara, ka mungesë përqendrimi dhe pasiguria se çfarë po ndodh në orarin tënd të punës është ndjesia e përgjithshme. Ndjeheni vazhdimisht të lënë jashtë procesit të vendimarrjes dhe eprorët e tu nuk të dëgjojnë asnjëherë.

3.Keni një ndjesi të vazhdueshme frike kur mendoni se po shkoni në punë. Ky është efekti i një mjedisi toksik në punë, që reflektohet tek të gjithë punonjësit.

4. Për shkak të mungesës së organizimit, e gjeni veten duke punuar me orar të zgjatur, por pavarësisht kësaj je i neglizhuar, nuk të dëgjojnë dhe të nënvlerësojnë.

5. Nuk ka kufi dhe as respekt për jetën tënde personale dhe eprori juaj mund t’ju telefonojë dhe t’u kërkojë që të dilni në punë edhe ditën tuaj të pushimit, apo të ktheheni nga leja vjetore para kohe.

Pin It