3 Mars 2017, Dita Botёrore e Dёgjimit

Dita Botёrore e Dёgjimit organizohet çdo vit nё 3 mars nё shumë vende tё botёs dhe ka si qёllim rritjen e ndёrgjegjёsimit dhe promovimin e shёndetit tё dёgjimit. Çdo vit trajtohet një çështje e caktuar e cila synon tё tёrheqё vёmendjen nё një problem tё veçantё.

Pёr vitin 2017 tema e trajtuar ёshtё:                 

“Vepro kundёr humbjes sё dёgjimit – Bёj njё investim tё shёndetshёm!”

Me anё tё kësaj teme kёrkohet tё tёrhiqet vёmendja tek impakti ekonomik qё ka humbja e dёgjimit. Rastet me humbje tё dёgjimit tё patrajtuara kanё njё kosto tё lartё pёr ekonominё nё nivel global, dhe kanё njё ndikim të rëndësishëm në jetën e atyre që preken. Ndërhyrjet për të trajtuar humbjen e dëgjimit janë tё realizueshme dhe kosto-efektive.

Parandalimi, depistimi, identifikimi i hershёm i rasteve, pёrdorimi i paisjeve tё dёgjimit apo edukimi me gjuhёn e shenjave, janё strategji tё cilat zvogёlojnё rastet me humbje tё dёgjimit dhe pasojat e saj. Nga identifikimi i hershёm dhe ndёrhyrjet nё kohё, personat me humbje tё dёgjimit mund tё kenë pёrfitime tё shumta në cilësinë e jetës, ndaj kjo ditё synon tё rrisё ndёrgjegjёsimin jo vetëm të popullatës së përgjithshme por edhe të politikëbërësve për hartimin e strategjive efektive, të cilat do të ndikojnë si në uljen e prevalencës së kёtyre rasteve, ashtu edhe në impaktin qё ka humbja e dёgjimit në cilësinë e jetës.

Fakte

  • 360 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё humbje tё dёgjimit, prej tё cilёve 32 milionë janё fёmijё.
  • 50 % e rasteve me humbje tё dёgjimit vijnё nga shkaqe qё mund tё parandalohen.
  • Humbja e dёgjimit mund tё rezultojё nga shkaqe gjenetike, komplikacione gjatё lindjes, disa sёmundje infektive, infeksione kronike tё veshit, pёrdorimi i disa mjekimeve specifike, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshёm.
  • Rreth 50% e të gjitha rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё shmangen nёpёrmjet parandalimit parësor.
  • Njerëzit me humbjen e dëgjimit mund të përfitojnë nga aparatet e dëgjimit, implantet kokleare dhe pajisje të tjera ndihmëse, ilustrimi, gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes sociale.

Parandalimi

Rreth 50 % e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen. Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë:

  • Vaksinimi i fёmijёve ndaj sёmundjeve infektive si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti.
  • Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe nё moshёn riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzënisё.
  • Testet depistuese pёr sifilizin dhe sёmundje tё tjera infektive gjatё shtatzënisё.
  • Pёrmirёsimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke pёrfshirё praktika tё testit tё dёgjimit qё nё lindje.
  • Diagnostikimi i hershёm i fёmijёve me otit media, dhe marrja e trajtimit të duhur pёr kёtё diagnozё.
  • Shmangia e pёrdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnё humbje tё dёgjimit, me pёrjashtim tё rasteve tё dhёna nga specialisti i cili monitoron gjendjen dhe ecurinё e mjekimit.
  • Referimi i hershёm i foshnjave me rrezik tё lartё pёr shurdhёsi te specialisti. Foshnjat me rrezik tё lartё janë ato qё kanё nё historinё familjare raste me shurdhёsi, kanë lindur me peshё tё vogёl, me asfiksi nё lindje, ikter ose meningit.
  • Reduktimi i ekspozimit ndaj zhurmave tё larta nёpёrmjet rritjes sё ndёrgjegjёsimit ndaj këtyre rreziqeve, forcimi i legjislacionit lidhur me emetimin e zhurmave tё forta dhe kushtet nё vendin e punёs, inkurajimi dhe nxitja e individёve pёr tё pёrdorur pajisje mbrojtёse pёr zhurmat si tapa veshёsh apo kufje qё i reduktojnё zhurmat etj.

 Burimi: Instituti i Shëndetit Publik dhe Gazeta Shendeti

 

Pin It