Dita Botërore e Dëgjimit

MOS LEJO QË HUMBJA E DËGJIMIT TË TË KUFIZOJË! Ky është apeli që Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) bën në Ditën Botërore të Dëgjimit.

Humbja e dëgjimit është një çështje e rëndësishme shëndetësore me një ndikim të madh tek individi, familja dhe një barrë e rëndë me kosto të lartë për shëndetin publik.

Rreth 50% e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen. Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë:
• Vaksinimi i fёmijёve ndaj sёmundjeve si fruthi, rubeola, meningiti dhe parotiti.
• Vaksinimi i vajzave adoleshente dhe nё moshёn riprodhuese ndaj rubeolёs, pёrpara shtatzanisё.
• Testet depistuese pёr sifilizin dhe sёmundje tё tjera infektive gjatё shtatzanisё.
• Pёrmirёsimi i kujdesit ante dhe perinatal, duke pёrfshirё praktika tё testit tё dёgjimit qё nё lindje.
• Diagnostikimi i hershёm i fёmijёve me “otit media”, dhe marrja e trajtimit të duhur pёr kёtё diagnozё.
• Shmangia e pёrdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnё humbje tё dёgjimit; me pёrjashtim tё rasteve tё dhёna nga specialisti, i cili monitoron gjendjen dhe ecurinё e mjekimit.

Pin It