Panairi “World Education Fair” më 3­-4 Mars, studime e bursa jashtë për nxënësit shqiptarë

 

Të gjithë ata që janë të interesuar për studime jashtë Shqipërisë kanë një mundësi të mirë për tu njohur me disa prej institucioneve arsimore cilësore dhe programeve të tyre. Për herë të 6­të, në Tiranë organizohet Panairi “World Education Fair”, duke ju dhënë mundësinë që për dy ditë, nxënësit dhe prindërit e tyre të bisedojnë me përfaqësues të disa prej universiteteve, gjimnazeve dhe kampeve verore nga vende të ndryshme.

Panairi do të zhvillohet në Hotel Rogner në Tiranë, në datat 3 dhe 4 Mars, ndërsa në datën 6 Mars ne Grand Hotel Palace në Korçë.

“Gjatë dy ditëve të panairit të gjithë prindërit dhe nxënësit që kanë interes të studiojnë jashtë vendit kanë mundësi të takojnë personalisht me përfaqësuesit që vijnë nga mbarë bota. Këta janë përfaqësues të shkollave të mesme, kampeve verore dhe universiteteve. Këtë vit kemi më shumë se 50 institucione arsimore që vijnë në këtë panair dhe vizitorët çdo vit rriten dhe për 2 ditë kemi më shumë se 1500 vizitorë që vijnë të marrin informacion mbi këtë panair”, u shpreh Magdalena Lasa.

Organizatori i panairit, Integral Educational Programs ka më shumë se 24 vite përvojë në fushën e konsulencës për studimet jashtë vendit. Të pranishëm në Shqipëri që prej 2011, Integral është kompania më e madhe e këshillimit dhe përfaqëson më shumë se 300 institucione të njohura në mbare boten. “Integral operon në Tiranë prej gjashtë vitesh. Zyra jonë është e specializuar në asistimin e nxënësve e studentëve që kanë interes të studiojnë jashtë Shqipërisë, por edhe kampet verore. Zyra jonë i ndihmon të kuptojnë e të bëjnë zgjidhjen më të përshtatshme. I ndihmojmë duke nisur nga aplikimi, te sigurimi i vizave dhe gjithë konsulencën e duhur për të kryer studimet. Po ashtu asistojmë edhe prindërit në gjithçka u nevojitet pasi të rinjtë nisin studimet jashtë. Jemi këtu për t’i asistuar për të bërë zgjedhjen më të mirë, me çmimet më të mira, në universitetet e shkollat më prestigjioze të Evropës”, u shpreh Hellen Lami, themeluese e Integral.

Më shumë se 2000 vizitorë pritet që të vijnë në panair për të njohur me ofertat e mbi 50 institucioneve arsimore nga e gjithë bota për mundësi studimi ne shkolla të mesme, universitete, studime master, MBA, kampe verore dhe përgatitje akademike.

 

Pin It