“Qilimi” i mollëve në Irlandë.. (Foto)

Dhjetëra mijëra mollë kanë ranë nga pemët nga një stuhi shkatërruese në Irlandë.  Por fatmirësisht mollët e rëna ishin në gjendje të përsosur dhe nuk kishin pësuar shumë dëmtime.

Pronarët e pemishtes, në Clonmel, në County Tipperary, Irlandë u frikësuan nga më e keqja, pasi mbetjet e fuqishme të Uragani Ophelia goditën Ishujt Britanikë. Në fakt ata u surprizuan, në vend të një skeme të shkatërrimit fermerët mbetën të befasuar teksa në mëngjes panë mollët e rëna në tokë dhe pemët ishin mirë në këmbë.

Ndërkohë, stuhia me erëra deri në 100mph, shkaktoi dëme të përhapura në disa zona të Ishujve Britanikë. Era stuhisë tërhoqi pluhurin nga Sahara në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, duke e kthyer qiellin verdhë.

 

Pin It