Irlandë, fenomeni i rrallë pushton qytetin me shkumë

Stuhia Ophelia ka shkaktuar disa fenomene të rralla si qielli i kuqerremtë dhe zogjtë që lëviznin në mënyrë të çuditshme vetëm pak para se të godiste ishujt irlandezë.

Pamje nga qyteti i Lancashire kanë treguar një rast të çuditshëm  ku i gjithë qyteti u mbulua nga shkuma. Për shkak të erërave të forta, të gjithë rrugët dhe ndërtesat u mbuluan me shkumën që vështirësonte edhe lëvizjet e këmbësorëve apo automjeteve.

Ophelia është stuhia e kategorisë së tretë që preku Irlandën dhe Britaninë e Madhe duke u konsideruar si më e keqja prej 19 vitesh, ku la të vdekur 12 persona.

Pin It