10 zakonet të këqija gjatë gatimit që na prishin shijen

Kur bëhet fjalë për gatimin, mund të keni disa zakone të këqija për të cilat as nuk jeni në dijeni. Një pjesë e tyre iu pengojnë të arrini perfeksionin në gatim, ndërsa pjesa tjetër, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Nxehja e vajit deri sa nxjerr tym. Kur vaji digjet ose ringrohet në mënyrë të përsëritur, shkatërrohen antioksidantët që përmban dhe formohen përbërje të rrezikshme.

Ta përziesh shumë ushqimin. Shpesh, për të parandaluar djegien e ushqimit, e trazojmë shumë. Kjo lëvizje i shpërbën ingredientët dhe e bën pjatën më viskoze.

Tejmbushja e tiganit. Të gatuarit ndonjëherë ka nevojë për durim. Tigani nuk duhet tejmbushur pasi kjo pengon që çdo ingredient të arrijë pikën optimale të gatimit. E njëjta gjë ndodh edhe me mishin.

Nuk e lini mishin të pushojë. Kur e lëmë mishin të pushojë pak pas gatimit, ndodh rishpërndarja e lëngjeve dhe do të keni rezultate më të mira.

Mos e shpëlani mishin pëpara se ta gatuani. Kështu e ndosni lavamanin tuaj me baktere që mund të jenë shumë të dëmshme.

Përdorimi i tiganëve kundër ngjitjes me temperaturë të lartë. Temperaturat e larta mund të bëjnë që shtres kundër ngjitjes të lëshojë PFC (perfluorokarbone). PFC-të janë lidhur me dëmtimin e mëlçisë dhe probleme zhvillimore.

Përdorimi i pajisjeve metalike në tiganë kundër ngjitjes. Mund të gërvishtni sipërfaqen e tiganit, që çon në gëlltitjen e PFC-ve. Përdorni pajisje druri.

Përzierja e lëngjeve të nxehta pa fikur mikserin.

Vendosja e enëve Pyrex mbi skarë.

Përzierja e tepërt e brumit. Veprimi mekanik i përzierjes çon në formimin e glutenit dhe i bën gatimet tuaja më të forta.

Pin It