11 vite pa Kel Kodhelin, piktorin e talentuar, i vlerësuar me titullin “Piktor i Merituar”

kel-kodheli

Vallja_e_shpatave

Kel Kodheli lindi më 24 dhjetor 1918  dhe u nda nga jeta më  18 shkurt 2006). Piktori lindi në katundin Kodhel të Shkodrës . Kur kishte 6-vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Pas kryerjës së shkollës fillore në vitin 1933, Keli vazhdoi shkollimin e mesëm teknik, por ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Prindërit e tij, babai Gega dhe nëna Eile, kishin dëshira kontradiktore për arsimin e mëtejshëm të djalit të tyre. Babai donte inxhinierinë, ndërsa nëna pikturën. U bë që Kel Kodheli të vazhdoj studimet në Romë në atelienë e Karlo Silvierës. Nga Roma kthehet në vitin 1943 dhe 10 vite punon në Bankën Kombëtare, si modelues. Me 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij “gruaja që i ka vdekur burri”. 20 vjet punoi si edukator në Lice (Gjimnaz) për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse me akademi të arteve të bukura të Romës.

Pikturat e tij më të njohura janë: “Vallja e shpatave” ,”Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”. “Lahutari”, “Portret shkodraneje”. Në kohë e fundit, Kel Kodheli u mor edhe me pikturë moderne.

Më 24 dhjetor 2003, ish-presidenti Aleksandër Moisiu, i dorëzoi Kel Kodhelit  çmimin e “Piktorit të Merituar”. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e saj, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli.

Pin It