19 vjet nga nisja e Luftës së Kosovës

Përkujtohet sot 19-vjetori i nisjes së Luftës së Kosovës. Më 28 shkurt 1998 policia serbe fillon ofensivën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo luftë zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999 dhe u zhvillua mes Republikës Federale të Jugosllavisë dhe grupit kryengritës të armatosur të shqiptarëve të Kosovës, të njohur si UÇK, me mbështetje ajrore nga NATO.

Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, ku forcat jugosllave ranë dakord të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare.

Në 28 shkurt 1998 në Ticë të Drenicës u themelua gjithashtu ambulanca e parë e UÇK-së, e cila më vonë kaloi në Likoc, ku u themelua edhe spitali i parë ushtarak.

 

 

 

Pin It