193 vjet nga lindja e filologut gjerman Friedrich Max Muller

von Herkomer, Hubert; Friedrich Max Muller; All Souls College, University of Oxford; http://www.artuk.org/artworks/friedrich-max-muller-221573

Më 6 dhjetor 1823 lindi Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900). Në vitin 1844 , para se të fillonte karrierën akademike në Oksford, Muller studioi dhe vazhdoi kërkimet në sanskrit nën albanologun Franz Bopp, i njohur si dijetari i parë sistematik i gjuheve indoevropiane. Këto studime e bënë Mullerin t’a lidhte historinë e gjuhës me historinë e fesë, duke dalë me teorinë se mitologjia është “sëmundje e gjuhës”, që do të thotë se miti transformon konceptet në qenie dhe tregime. Sipas Müllerit,  “Perënditë” filluan si fjalë për të shprehur idetë abstrakte, dhe më pas u shndërruan në personalitete të imagjinuara. Kështu, fjala indo-evropiane “At – Zot” shfaqet me emra të ndryshëm: Zeus , Jupiter , Dyaus pita; të gjithë rrjedhin nga “Dyaus”, që nënkupton “dritë”, “ditë”, “ndriçon”, “ndriçim”, që çojnë në termat “deus”, ” theos”, si emra të përgjithshëm për Zot, dhe për “Zeus” e “Jupiter” (që rrjedh nga Deus – Pater). Në këtë mënyrë, shpjegon Muller, metafora personifikohet. Sipas Mullerit, shqipja është ilirishte, ose e vetmja gjuhë përfaqësuese e gjuhëve të ndryshme të ashtuquajtura barbare, që rrethonin dhe ngaterroheshin me dialektet greke. Muller, në mënyrë te veçantë nuk pajtohet me teoritë e Darvinit se gjuha e njeriut mund të ketë evoluar nga gjuha e kafshëve. Për këtë ai mbajti një ligjëratë në vitin 1873, dhe i dërgoi Çarls Darvinit një kopje, duke e  siguruar se edhe pse nuk ishte dakord me disa perfundime të Darvinit, Muller ishte një nga lexuesit më të zellshëm dhe admirues i sinqertë i tij.

Pin It