200 të rinj punësohen në administratën publike falë programit të praktikës

auto_zyre-pune-c1200x6001473950063

Rreth 200 praktikantë të cilët morën pjesë në programin e praktikës në administratë për një periudhë 3-mujore , u punësuan në administratën shqiptare.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ndau sot çertifikatat për  200 të rinjtë, të cilët tanimë janë pjesë e administratës publike.

Në një aktivitet të zhvilluar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Klosi e cilësoi praktikën si një mundësi për të ndryshuar mentalitetin që mund të punësohesh vetëm nëse ke të njohur.

“Ju jeni këtu të përzgjedhur pasi keni kaluar disa hallka. Një vit më parë ishin rreth 2000 të rinj nga të cilët 200 u punësuan. Këtë vit kishte më shumë aplikime dhe numri i të punësuarve është dyfishuar. Ky program ka bërë që të kuptohet më shumë se vetëm aftësia dhe kualifikimi mund të bëjë sot një administrator të ardhshëm publik”, tha Klosi.

 

Pin It