I nxehti afrikan kap Mesdheun, temperaturat në Shqipëri shkojnë deri në 24 gradë

Fenomeni anticiklon do të na sjellë një mot të pazakontë për këtë stinë. Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë gjithë Mesdheun, përfshirë edhe Shqipëri. Në një lidhje telefonike për Report tv meteorologu Metodi Marku tregon se çfarë temperaturash do të sjellë kjo masë ajrore në vendin tonë.

“Ky fenomen do të ndodhë në dy ditët e fundit të këtij muaji, që përkojnë me ditën e premte dhe të shtunë të javës së ardhshme. Presim që të kemi një rritje të shpejtë të temperaturave, ku në rang vendi maksimumi, i cili tradicionalisht arrihet në zonën Kuçovë-Gjirokastër pritet t’i afrohet vlerës 24 gradë. Pra, 23-24 gradë do të jetë maksimumi në rang vendi”, u shpreh Marku.

Ndryshe nga Shqipëria, Italia dhe shumë vende të tjera që do të prekë mot i nxehtë, i cili do të jetë i denjë për të bërë plazh, Evropa veriore dhe perëndimore do të vazhdojë të dominohet nga rryma ajrore të ftohta atlantike, që do të sjellin shi dhe dëborë.

NOA

Pin It