Ruaj traditën, festo shqip!

Ruaj traditën, festo shqip!

Është kjo fushata e një grupi studentësh të cilët synojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë shqiptar në ruajtjen e folklorit tonë kombëtar.

Ata besojnë se të rinjtë dhe jo vetëm, me organizimin e një shumëllojshmërie aktivitetesh përgjatë gjithë fushatës, do të njohin dhe rrjedhimisht përqafojnë më fort këngët dhe vallet e trashëguara brez pas brezi nga të parët tanë.

Për këtë arsye kishim të ftuar në studio dy nga përfaqësuesit e tyre, Donisa Persekun dhe Luljeta Llanin, ku diskutuam rreth objektivave të fushatës, mesazheve që ajo synon të përçojë, mënyrën sesi studentët e kanë organizuar punën, kanalet e komunikimit që do të përdorin e shumë detaje të tjera rreth saj.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë!

https://soundcloud.com/spektrum-group/ruaj-traditen-festo-shqip

Pin It