5 këshillat e arta të gjysheve

Gjyshet janë mësueset tona në shumë drejtime. Më poshtë do të lexoni 5 këshillat popullore që duket se funksionojnë mësë miri.

1.Përdorni patate kur ju pickojnë mushkonjat

Kjo është gjëja më e pazakontë që mund t’ju kenë dëgjuar veshët së fundmi, por ky ilaç i gjyshes funksionon vërtetë. Nëse ju pickojnë mushkonjat, nuk keni pse lyeni trupin me alkool. Mjafton të vendosni një fetë patateje në lëkurë dhe shenja e pickimit do të zhduket menjëhere.

2.Vendosni hudhër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve

Dhimbja e një dhëmbi të prishur, sidomos në orët e vona të natës kur nuk keniasnjë mjekim në shtëpi, mund të kthehet në një makth të vërtetë. Ndiqni këshillën e gjyshes, dmth vendosni një thelb hudhër në dhëmbë për 7-10 minuta dhe shpëtoni nga ky shqetësim shkruan Living.al.

3.Përdorni lëkurë portokall kur ju bllokohen hundët

Nëse e keni vënë re, shumë prej solucioneve nazale kanë në përmbajtjen e tyre shije portokalli. Pse të harxhoni para duke blerë një të tillë, ku fare mirë mund të zieni lëkura portokalli. Pasi të filtroni lëngun, hidheni në një shishe spray dhe përdoreni.

4.Hani kos për të luftuar erën e 
keqe të gojës

Shumë njerëz, të cilët flenë me gojë hapur gjatë natës, nuk mund të mos e vuajnë erën e keqe të që ju vjen nga goja në mëngjes.Një lugë kos esull, bakteret e mira të këtij të fundit eleminojnë erën e keqe të mëngjesit.

5.Kafshoni një laps për të pushuar dhimbjen e kokës

Shpeshherë na dhemb koka, dhimbje e cila mund të shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetimet e ndryshme emocionale. Por në vend që të përdorni medikamente të ndryshme qetësuese që sjellin efekte anësore zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve. Dhimbjet e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen.

Pin It