7 zakonet e padëgjuara të kulturës japoneze

Kultura japoneze ka një sër zakonesh që mund të na habisin. Disa mund të na pëlqejnë, disa jo, disa janë të rralla dhe disa nuk janë aq interesante sa të mund t’i importojmë në kulturën tonë.

Përpikmëri ekstreme

Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit me 10 min vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpiktë, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen e mbyllen në orar.

Hanë oriz për të festuar

Kanë një zakon që hanë një oriz shumë të veçantë, kur u ndodh diçka e mirë. Ky oriz quhet Sekihan dhe është një pjatë me oriz dhe fasule të kuqe. Shërben për të festuar arritjet personale dhe akademike, diplomime, shtatzani, plane martese, deri edhe tek rritja e fëmijëve.

Pohojnë në telefon

Shumëkush e di se në Japoni është e natyrshme që njerëzit të përkulen, por dhe kur bashkëbisedojnë pohojnë me kokë si për t’i dhënë të kuptojë tjetri që po e dëgjon. E çuditshme është kur e bëjnë duke folur në telefon. Nëse shihni një japonez që përkulet kur flet në telefon me shefin, mos u habisni.

Përshkruajnë sa i mirë është ushqimi

Është zakon i përditshëm në Japoni. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe ndërsa hanë shprehen sesa i shijshëm është. E thonë disa herë sa duket sikur po provojnë ushqimin më të shijshëm të jetës së tyre. E përshkruajnë me detaje shijen si ekspertë kulinarësh.

Rrëfejnë histori tmerri për t’u freskuar

Në Japoni ka një zakon të rrallë, ai i të rrëfyerit të përrallave të frikshme në verë, qoftë mes miqsh, qoftë mes familjarëve. Rrëfejnë për t’u dridhur nga frika që të harrojnë të nxehtit. Është një zakon i përditshëm dhe në verë shfaqin filma horror në televizione.

Pastrimi i klasave

Në Japoni nxënësit pastrojnë klasat, korridoret dhe banjot e shkollës. Kjo është një formë e bashkëpunimit në grupe dhe respekt për vendin ku studiojnë. Është e njëjtë në të gjitha ambientet edukative, në sallat e arteve marciale etj.

Shefi paguan pothuaj gjithçka

Në Japoni janë të zakonshme ato që quhen Nomikai, mbledhjet e shefit me vartësit në bare pas pune. Pas një dite të lodhshme shkojnë në një Izakaya- bar tradicional, ku darkojnë.Pas qefit duhet paguar, por vartësit kanë një rang më të ulët dhe rroga është e vogël, kështu që paguajnë një sasi të vogël, ndërsa shefat paguajnë pjesën më të madhe të faturës.

 

Pin It