Piktori Haliti kualifikohet në Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Tajvan

Revista-Bordo-Helidon-Haliti-2

Piktori i njohur shqiptar Helidon Haliti është kualifikuar për të qenë pjesëmarrës në Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Tajvan. Bienalja do të mbahet në fillim të shtatorit në Galerinë Kombëtare të Tajvanit, ku do të jetë pjesëmarrës edhe vetë piktori. Haliti është përzgjedhur të jetë në garë me 140 artistë botërorë nga Amerika, vendet aziatike, të Europës e më gjerë.

Helidon Haliti u bë një emër shumë i njohur për publikun për pikturat e tij potente dhe tablotë e dimensioneve të mëdha, por ai vjen provokues për shijet estetike edhe në gjininë e akuarelit. Ai është edhe organizator i festivalit ndërkombëtar të akuarelit që u mbajt gjate këtij muaji në Tiranë. Po cili është vendi që zë sot akuareli në rrafshin e lëvrimit dhe ekspozimit të arteve bashkëkohore.

Përzgjedhja në Bienalen e Tajvanit vjen pas disa pjesëmarrjeve të Helidon Halitit nëpër ekspozita botërore, jo vetëm me akuarelin. Veprat e Halitit me nuanca të ngrohta e transparente bëjnë diferencën, ajo janë të dokumentuara në albumet e galerive më të njohura në botë.

Pin It